Kuçi: Lumi Erenik del nga shtrati, qytetarët të kenë kujdes (Foto)

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 11:18 | Nga

Reshjet e shumta atmosferike që po e përcjellin mbarë vendin, kanë filluar të shkaktojnë probleme në infrastrukturën rrugore, por edhe në bujqësi.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në territorin e Komunës së Junikut, ku kryetari i saj Agron Kuçi edhe në mënyrë publike nga zona e vërshuar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të këtij rajoni që të kenë kujdes të shtuar, në veçanti përgjatë shtratit të lumit Erenik, përcjell Ekonomia Online.

“Qytetarë të nderuar, për shkak të të reshurave të shumta atmosferike të cilat e kanë përcjell zonën e territorit të Komunës së Junikut, është rrit niveli dhe rrjedha e lumit Erenik. Andaj, kërkojmë nga ju qytetarë të nderuar që të keni kujdes përgjatë shtratit të lumit. Po ashtu prindër të nderuar ju lutem që të keni kujdes të shtuar dhe të shoqëroni fëmijët tuaj, ndërsa gjithashtu kërkojmë që qytetarët në moshë të shoqërohen nga familjarët e tyre”, ka shkruar Kuçi në faqen zyrtare të Komunës.

Kryetari Kuçi ka bërë të ditur se gjendja për momentin është nën kontroll, ku Komuna ka ndërmarr të gjitha masat në rast të ndonjë eskalimi, gjithashtu edhe Policia janë duke patrulluar në ato pjesë ku përshkon rrjedha e lumit Erenik.

junik1

junik2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme