Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar komunën e Klinës, ku është takuar me kryetarin Zenun Elezaj dhe drejtorët e kompanive publike, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rasti ka është zotuar se në këtë komunë do të investohet në gjashtë projekte për vitin 2021.
“Jemi bashkë me kryetarin dhe stafin e tij. Temat kanë qenë gjashtë projektet që i kemi paraparë për komunën e Klinës që kanë të bëjnë me ambient dhe zhvillim ekonomik dhe ato të hyjnë në procesin e buxhetit për vitin 2021″.
“Jemi daokrduar dhe po presim që ato të kalojnë në Kuvend që janë në interes për qytetarët e Klinës. Tema e dytë ka qenë furnizimi me ujë në komunën e Klinës, edhe këtu jemi dakorduar në përkrahjen buxhetore dhe në asistencë teknike”.
Kryetari Elezaj duke falënderuar ministrin Kuçi për mbështetje, tha se në mesin e vitit të ardhshëm mendojnë të sigurojnë ujë me kapacitete 100 litra për sekondë, e vlera e të cilit do të jetë gjysmë milion euro.
“Falënderoi Ministrin e Zhvillimit dhe Ambientit Kuqi që është bashkë me ne në Komunën e Klinës dhe përfaqësues të Hidrodrinit, ku bashkërisht edhe me ekspert biseduam për modalitetet dhe furnizimit me ujë të pijes për te cilat ishim të fokusuar në zgjidhjen afatshkurtër për furnizim të qytetarëve me ujë të pijes. Ideja është që do ta ndërtojmë një furnizues që do të kryhet në afate të shkurtra ndoshta brenda muajit dhe fillimi i ndërtimit të tij. Mendojmë se do të jetë mesi i vitit të ardhshëm me kapacitete 100 litra sekondë që kuptimin e ka ta furnizojë me ujë fabrikën që vlera do të jetë gjysmë milion euro”.