Kuçi para deputetëve arsyeton dhënien e lejeve për hidrocentralet

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në interpelancën në lidhje me dhënien e licencave për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy”, tha se kur e ka marr mandatin e e ka pasur të qartë se do të ballafaqohet me këto probleme.

Sipas tij, për këto procese ka qenë transparent dhe konform ligjeve në fuqi.

“Hidrocentralet kanë një bazë ligjore që mbështetet në ligjin e ujërave ku shfrytëzimi i ujërave bëhet në dy forma atë ujore dhe me koncesion. Forma me koncesion është provuar në 2010 por nuk ka pas asnjë të interesuar më pas është vazhduar vetëm me akte ujore në bazë të ligjit për ujërat”.

“Se ka vendos kjo Qeveri të vazhdohet me akte ujore. Ne nuk mund të marrim një vendim arbitrar për ta ndërprerë këtë proces duke i cenuar dikujt një të drejtë që i jep ligji”.

“Janë dy objekte për të cilat janë dhënë leje ujore dhe leje mjedisore kurse për njërën jo mu në atë ku është bërë debat më së shumti prej shoqërisë civile, qytetarëve e deputetëve”, tha Kuçi.

“Për dy objektet që i kanë lëshuar leje jam bind disi që kanë pas të drejt. Për objektin tjetër ne nuk kemi lëshuar asnjë leje ujore as lejen e përdorimit edhe pse procesi ka shumë kohë që është kryer. Objektet janë ndërtuar por lejet nuk i kanë marr”.

Kuçi tha se janë duke punuar intensivisht me BERZh-in për ankandin për energji të ripërtërishme.

 “Në gjithë ministrinë e ambientit aktualisht janë 5 inspektor të mjedisit, 3 inspektor të ujërave, 1 i natyrës dhe 3 të ndërtimit dhe planifikimit. Këta inspektor as fizikisht nuk arrijnë ti mbulojnë fushat e tyre”.

Të ngjashme