Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se i kanë pranuar gjetjet dhe se janë duke punuar në zbatimin e tyre.
“Ky raport ka të bëjë vetëm me një pjesë të ministrisë së ekonomisë dhe ambientit. Gjetjet janë në numër të caktuar ato qe janë përsëritur dhe ato që kanë ndodhur për herë të parë. Për mu ka të bëjë me disa gjetje që për fat të keq mund të përsëriten prapë të cilat janë edhe jashtë kompetencave tona”.
“Për këto çështje jemi duke biseduar me zyrën e kryeministrit kurse gjetjet e tjera janë të zbatueshme dhe jemi duke përcjellë procesin e implementimeve të gjetjeve që janë bërë në bazë të raportit. Ne këto gjetje i këmi pranuar si të tilla dhe bashkë me ta kemi hartuar një plan për t’i zbatuar të gjitha gjetjet”.
Ndërsa për tenderit 5 milionësh të fituar nga kompania e tij, Kuçi ka thënë se në atë kohë ska qenë as ministër dhe as deputet dhe aj tender është fituar në kohën sa ka qenë Kurti kryeministër.
“Nuk thash që i kam ikur përgjigjësisë, por është problemi përcjellë, ka qenë një objekt administrativ për këta punonjës dhe më nuk ekziston. Tenderi ka ndodh kur as nuk kam qenë ministër dhe as deputet dhe e drejta ligjore ma lejon sepse unë prej asaj jetojë”.
Kryesuesi i komisionit Bedri Hamza gjatë prezantimit të raportit ka thënë se zbatim i rekomandimeve është jo i kënaqshëm, raporton EO.
“Zbatim i rekomandimeve të auditimit të brendshëm është në nivel jo të kënaqshëm. Zyra e Auditimit ka vërejtur një zbatim të ulët të rekomandimit dhe 15 rekomandime nuk janë zbatuar”.
Emin Rrahmani nga VV-ja ka pyetur ministrin Kuçi se sa kanë paguar interes për huamarrjet e pa shfrytëzuara.
“Sa keni paguar interes për huamarrjet e pa shfrytëzuar, ministria e Zhvillimit Ekonomik. Është njëra prej ministrive me më së paku rekomandime të pa zbatuara”.