Kuçi: Plani hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna shumë shpejt në Qeveri

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka mbajtur konferencë për medie pas takimit me kryetarët e komunave Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan dhe Junik në lidhje me procedimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, raporton Ekonomia Online.

Kuçi ka thënë se plani hapësinor ka filluar në vitin 2014 mirëpo as një Qeveri nuk ka mundur ta realizojë, duke shtuar se shumë shpejt ai do të procedohet për në mbledhjen e ekzekutivit.

“Sot patëm takim me kryetarët e komunave të Pejës Deçan Junik dhe Gjakovë se patëm një debat për planin hapësinor të Parkut Bjeshkët e Nemuna. Për neve ka qenë i rëndësishëm se mosfinalizimi i Parkut Kombëtar ka shkaktuar probleme qe kanë të bëjnë me komunat përkatëse”.

“Plani hapësinor parku kombëtar ka filluar procesionin që nga vitit 2014 dhe defi më sot nuk është bërë. Ne sot bëjmë përpjekjen e fundit dhe po besojmë që bashkë me ata u dakorduam që ata t’i japin komentet përfundimtar, pastaj të procedojmë drejt Qeverisë dhe Kuvendit”.

“Me finalizimin, qytetarët që jetojnë në atë zonë do të ju mundësohet t’i realizohet në interesat e veta”.

LEXONI EDHE:

Kuçi mes tjerash ka thënë kryetarët e komunave kanë kërkuar që sa më shpejt të jetë gati një plan hapësinor në mënyrë që të jetë në interes të qytetarëve, raporton EO.

“… ka qenë sfidë të merrem me këtë dhe shpresojmë që bashkë me kryetarët e komunave jemi dakorduar dhe do të shkojmë shumë shpejt drejt këtij procesi”.

“Kryetarët e komunave kanë pas kërkesë që sa më shpejt ta kemi një plan hapësinor dhe të ketë nën interes të qytetarëve që jetojnë aty”.

Të ngjashme