Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka konsideruar se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka gënjyer në momentin që ka thënë se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve elitarë policorë që shprehën paknaqësitë e tyre të mërkurën janë mbi 2 mijë e 200 euro.
Anëtarja e PSD-së, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se ministri Sveçla nuk ka treguar që shuma prej mbi 2 mijë euro për pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI/FIT) të cilët kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, ka qenë vetëm për situata të jashtëzakonshme.
“Xhelali me qëllim i përmendi pagat e policëve që protestuan, qysh me qëllim edhe nuk sqaron që shuma mbi 2000 euro ka qenë për situatën e jashtëzakonshme, kur kanë punuar pa shku në shpi me ditë e javë. Shikojeni një kontrate pune për me e pa që Xhelal Sveçla gënjeu edhe këtu, vetëm që policia të linçohet e turpërohet publikisht”, ka shkruar ajo.