Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar rihapjen e një shkolle në Kamenicë që sipas saj është vetëm me pesë nxënës.
Sipas saj kjo do të ndikojë keq në socializimin e tyre.
Kuçi thotë se qytetarët kanë rënë pre e propagandës mesjetare të VV-së.
“Hapja e shkollave me pesë nxënës do të thotë mbyllje e mundësisë për edukim e socializim për këta fëmijë. Kjo është fatkeqësia që pësojnë qytetarët e Kamenicës të rënë pre nga propaganda mesjetare e Glauk Konjufcës dhe VV-së”.