Kufizimi i lirisë së lëvizjes për qytetarët duket se nuk është menduar mirë. Të paktën siç shihet nda daljet e qytetarëve. Qytetarët janë të lirë të lëvizin nga ora 8 deri 10 dhe nga ora 16 deri 20.
Por në këtë kohë numri i qytetarëve që dalin është shumë i madh dhe po krijohen grumbullime gjë që mund të rrezikojë që pandemia e Coronavirusit të përhapet edhe më shumë, shkruan Ekonomia Online.
Një shembull i tillë është në qytetin e Ferizajt, ku në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale shihet kolonë e gjatë e automjeteve pas orës 16.
Gjithashtu me vendim të Qeverisë ndalohet grumbullimi i njerëzve në hapësira publike dhe vazhdimisht po bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.