Aplikacionet e ndryshme në Facebook – kuize me tema të ndryshme janë përdorë për të mbledhur mijëra të dhëna të profileve të përdoruesve, sipas Facebook.
Kompania thotë se të gjithë përdoruesve, të cilët u bënë pjesë e këtyre kuizeve, u është kërkuar fillimisht të instalojnë zgjerimet e shfletuesit (browswe extensions), të cilat më pas mblidhnin të dhënat duke filluar nga emrat dhe fotografitë e profilit në listat private të miqve.
Këto janë instaluar rreth 63.000 herë në mes të 2016-ës dhe tetorit të vitit 2018.
Facebook ka paditur Andrey Gorbachov dhe Gleb Sluchevsky, të Ukrainës, të cilët kanë punuar për një kompani të quajtur Web Sun Group.