Të flasësh keq në “Facebook” për “Facebook” nuk është një ide e mirë.
‘Zuckenberg ka aktivizuar në vitin 2008 një sistem për të siguruar pavarësinë e kompanisë’, raporton CNBC
Kush publikon në rrjetet sociale kërcënime apo kritika ndaj punonjësve të Zuckenberg përfundon në një listë të zezë, që përditësohet çdo javë.
Kush gjendet brenda listës, kontrollohet nga një skuadër e inteligjencës në shërbimin e rrjetit social.
Sipas asaj që tregojnë vartësit e Facebook, për të përfunduar nën vëzhgim mjafton vetëm pak. Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime dhe sharje direkt kundër punonjësve të Zuckenberg, por edhe kritika për gjithë rrjetin.
Një koment jo shumë i pëlqyeshëm në një postim mund të aktivizojë makinën e kontrollit.
Merren parasysh edhe kërcënime përgjithësuese. Për shembull, një përdorues ka alarmuar Zuckenberg duke postuar një koment “do e paguani të gjithë”.
Edhe ish-punonjësit mund të përfundojnë në listën e zezë. Facebook bën me dije se një gjë e tillë bëhet vetëm në rrethana të veçanta, si në rastet e kërcënimeve të dhunshme. Shoqëria, në fakt, mbrohet vetëm duke mbajtur skuadrën të sigurt. /mapo.al