Personat e moshuar që gëzojnë shëndet të mirë nuk duhet të përdorin aspirinë në baza ditore, ka treguar një studim i realizuar në SHBA dhe Australi.
Deri më tani shumë studime kane treguar se ky ilaç sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht në parandalimin e sulmeve në zemër.
Megjithatë, testimi i zhvilluar së fundmi ka treguar se aspirina nuk sjellë përfitime tek personat e shëndoshë mbi moshën 70 vjeçare, si dhe rritë rrezikun për gjakderdhje potencialisht fatale.
Ekspertët i kanë quajtur këto rezultate si tejet të rëndësishme dhe të nevojshme për t’i pasur parasysh para se të vendosni për përdorimin e aspirinës.