Facebook numëron 1.79 miliardë përdorues aktivë në muaj. Kjo do të thotë se prindërit, familjarët, eprorët dhe njerëz të tjerë të zakonshëm kanë shumë gjasa që po e përdorin gjithashtu rrjetin social.
Ndaj është shumë e rëndësishme që të filtroni audiencën, nëse nuk doni që futeni në telashe apo t’i tregoni të tjerëve më shumë seç duhet.
Megjithatë, ekziston një detaj i vogël që mund të mos e keni vënë re, kur vjen puna tek privatësia në Facebook.
Nëse ndodh që të postoni një artikull që ka një audiencë të madhe, siç mund të jetë një ngjarje me përmasa ndërkombëtare, postimi juaj do të ndryshojë privatësinë në “Public”.
Dhe kjo nuk ndryshon, por nga ky moment e tutje, çdo gjë që postoni do të ndahet me publikun e gjerë, që do të thotë edhe me ata që nuk i keni miq.
“Ky opsion mban mend audiencën me të cilën e keni ndarë herën e fundit diçka që keni postuar dhe përdor të njëjtën audiencë kur shpërndani diçka tjetër, në rast se nuk e ndryshoni. Për shembull, nëse keni zgjedhur “public” për një postim, edhe postimi i radhës do të jetë i tillë. Ajo që duhet të bëni është të ndryshoni opsionin e privatësisë, nëse nuk dëshironi që të tjerët të shohin postimet tuaja”, sqaron Facebook.
Kur ndryshoni manualisht opsionet e privatësisë, qoftë një postim individual, kjo do të aplikohet edhe në postimet në të ardhmen.