Bonbonet me kanabis të paketuara për t’u dukur si paketimet e Haribo dhe Skittles po shiten dhe promovohen në faqet e mediave sociale si Instagram dhe Tik Tok, raporton Sky News.
Mediumi ka sjellë pamjet e publikuara në Telegram, e ku një shitës reklamon një numër të madh bonbonesh të tilla.
Policia thotë se paketimi i tillë i bën ata tërheqës për fëmijët, derisa siç raportohet të paktën gjashtë fëmijë janë dërguar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira të tilla.
Një nga ta ishte vetëm 8 vjeçar.
Ato promovohen dhe shiten në mënyrë rutinore së bashku me drogën e klasit A, duke përfshirë heroinë, kokainë dhe LSD, si dhe sasi të mëdha marihuane.
Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë faqet më të njohura të mediave sociale: Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat. Ata po përdorin gjithashtu shërbimet e mesazheve Whatsapp dhe Telegram, dhe kjo e fundit është platforma më e njohur për tregtarët për të ofruar çmime dhe për të filluar shitjet.
Historia doli në dritë pasi një tregtar shtoi një gazetar të Sky News në Instagram në një llogari që shiste ëmbëlsirat me kanabis.