Kur aplikacioni i mesazheve, Whatsapp, u lancua në vitin 2009, dukej si një nga shpikjet më interesante të kohës.
Themeluesi i tij Jan Koum, kishte shpjeguar në një post blogu arsyen pse kompania e tij nuk shiste reklama. Në shkurt të vitit 2014, diçka e çuditshme ndodhi. Facebook u ofrua të blinte Whatsapp për 19 miliardë dollarë dhe themeluesi i tij, e hëngri karremin.
Duke marrë parasysh se të ardhurat e Facebook varen nga shitja e reklamave, shumë nga ne vranë mendjen se ku kishin shkuar principet e Koum dhe se gjithçka e kishte një çmim.
Më 25 gusht, Whatsapp njoftoi se do ndryshonte termat dhe kushtet e tij të privatësisë. Në një post thoshte se do ndante me Facebook dhe përdoruesit e tij, numrat e telefonit dhe detaje rreth herës së fundit që kishin hyrë në Whatsapp.
Nëse jeni përdorues i Whatsapp, mos bini pre e kësaj shakaje: shkoni tek “Settings”, zgjidhni “Account”, “Share my account info” dhe shtypni “Don’t share”. Bëjeni tani, sepse koha po mbaron.