Kujt i ra në mend që tri ditë para ndeshjes së parë të kualifikimeve në Izrael, ta arrestojë kreun e FFK-së

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 19:24 | Nga Driton Latifi

Vetëm tri ditë para ndeshjes se Kombëtares i bie në “mend” dikujt nga Sistemi gjyqësor të ndalojë të parin e futbollit…

Duket se askush nuk i kupton pasojat e kesaj, nuk e kuptojne Kombetaren, përfaqësimin e Shtetit dhe sidomos kohën para ndeshjes se pare te kualifikimeve ne Izrael apo ka edhe te atille qe nuk e duan suksesin e Kosoves. Kjo e fundit nuk duhet të na çudit.

Tajmingu eshte elementi kryesor ne futboll dhe ne kete rast kemi te bejme me nje tajming te keq… me fjale te tjera nuk ndalohet njeriu para ndeshjes. Kjo eshte sikur ne kohen e UDB-se kur jane nxjerre nga fiokat dosjet e njerezve para dasmes, fejeses apo gezimit familjar…

Kjo situate eshte e turpshme, duket se dikujt nje sukses eventual i Kosoves dhe jo i individit apo grupit te interesit nuk eshte i rendesishem. Kjo te neverit me se shumti!

Me derguar njerez ne hotel te kombetares per te shqetesuara ata e staffin, tregon se keta njerez jane te gatshem te ecin mbi kufoma per interesa te grupit dhe jo per kete shtet qe aq shume gjak eshte derdhur. E kuptojne dot keta se cka do te thote publikimi i nje lajmi te tille ne media nderkombetare? Kjo mbetet deshmi se ketu ka autoritarizem alla Korea Veriore!

Se kjo eshte nje situate e mire orekstruar nga grupe te interesit qe duket se kane ende lidhje ne sisteme te vendimmarrjes se gjyqesorit deshmon nderlidhja se javen e ardhshme FFK eshte dashur te marr edhe dokumentin e Licencimit.

Presidenti i FFK-së, kushdo qoftë ai, nuk duhet të jetë në asnjë moment para interesit kombëtar dhe përfaqësimit shtetëror të Kosovës.

Ka pasur mjaft kohë që pas ndeshjeve të sqarohet çdo gjë, por shihet se tajmingu aktual i ka konvenuar dikujt!

Trajtimi i FFK-së si nje Agjenci, Ndermarrje apo Kompani publike/shteterore eshte gabimi ne start i mediave dhe institucioneve, sepse FFK nuk ka asnje fond qeveritar, por ka llogaridhenie publike saktë si cdo OJQ tjeter. Shablloni i trajtimit për vendime të FFK-së si ato të ndërmarrjeve publike ka krijuar huti edhe në opinion. Dhe ku dua te dal, FFK eshte institucioni sportiv me i pasur sportiv dhe pa asnje fond vendor, te tille duhet ta kuptojne mediat me qasje josportive e institucionet…sporti i Kosoves nuk është aktivitet vullnetar, i tille ka qene rreth 25 vite (1990 – 2015), dhe nuk është as rast social si duan shumë ta shohin.
Deri sa shteti vazhdon te trajtoje pa asnje respekt sportin, kampionet e perfaqesuesit e ketij shteti nuk kemi pse te hidherohemi per ata qe na refuzojne te perfaqesojne Kosoven.

Edhe diqka kuptova sot, per qe ekziston nje medium ne Prishtine qe dergon pyetje ne UEFA me pyetjen se “FFK ka zgjedhur ne Komitetin Ekzekutiv (sipas tyre) nje kriminel lufte?!?!? Cili është komenti juaj?” Fjala eshte per gjeneralin e UÇK-së, Sylejman Selimi, per bese i kisha fute te gjitha gjymtyret ne zjarr ne bast se kjo nuk eshte e vertete, por ja qe eshte edhe do te mbetesha pa to.

Në këtë situatë ka vetëm një përgjigje për djemtë më të mirë që gjithmonë kanë mbajtur peshën e atdheut, si në ata në luftë dhe këta në paqe qe perfaqesojne Kosoven, gjeni forcë e fitoni për të treguar sa askush nuk ju ndal!

Të ngjashme