Këngëtari i njohur kosovar Neki Emra sjell një këngë tipike verore. Me videoklipin e xhiruar në bregdet Neki thotë “Po t’du”.
Si kurrë më parë këngëtarin e shohim duke vallëzuar nën ritmin e muzikës, derisa edhe vajza që merr pjesë në klip është shumë seksi. Ky është një projekt mjaft ritmik, i punuar nga Florent Boshnjaku në muzikë dhe orkestrim.
Teksti është realizuar nga Mithat Sadiku. Klipi u punua nga ASHA. Ndryshe Neki është bashkëshorti i prezantueses së njohur Zana Zhavelli.