Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka zhvilluar takime me anëtarësinë e partisë në fshatrat Medvec, Zojz dhe Arbanas, duke kërkuar mobilizim maksimal për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këto takime, Gashi ka theksuar se angazhimi i çdo anëtari të PDK-së është kyç për të siguruar fitoren në këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Ai ka ftuar përkrahësit e tij të jenë të mobilizuar dhe të angazhuar maksimalisht për të siguruar një rezultat të suksesshëm.
Gashi ka shprehur besimin se mobilizimi i fuqishëm dhe angazhimi i anëtarësisë do të kontribuojnë në një fushatë të suksesshme dhe një fitore që do të sjellë përparim dhe zhvillim për gjithë qytetarët e Kosovës.