Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar pas fitimit të medaljes së argjendtë nga xhudisti kosovar Akil Gjakova.
Ai po ashtu ka lavdëruar punën e trajnerit kosovar Driton Kuka i cili me punën e tij ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme për Kosovën.
Ja postimi i plotë i ministrit Kujtim Gashi:
Edhe një medalje e argjendtë
Sot, Akil Gjakova me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme e ka fituar medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë dhe të katërtën në përgjithësi nga ky turne.
Puna e mrekullueshme e trajnerit Driton Kuka dhe mbështetja e madhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po na sjellin rezultate të jazhtëzakonshme nga xhudistët tanë, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme, në të gjitha garat në botë. Urime Kosovë