Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ka hapur ekspozitën: “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, kushtuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, shkruan EkonomiaOnline.
Në këtë ekspozitë janë kujtuar 1133 fëmijë, të vrarë dhe të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj, tha se prej një vit më parë është menduar të krijohet memorial për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.
“Ka më shumë se 1 vit që në 20 vjetorin e luftës mendojmë të ndërtojmë një memorial për fëmijët që janë vrarë dhe zhdukur gjatë luftës”.
Blakaj tutje shtoi se kjo ekspozitë nuk do të mundë të realizohej pa përkrahjen e prindërve të këtyre fëmijëve, Komunës së Prishtinës, dhe Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sportit.
“Kjo ekspozitë nuk do ishte realizuar pa përkrahjen e prindërve të këtyre fëmijve, Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sportit si dhe Komunës së Prishtinës”./EO/