Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur mbledhje komemorative për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e profesorit Shefki Sejdiut, raporton Ekonomia Online.
Profesoreshë Bade Bajrami shefe e degës së Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frëng tha se humbja e profesorit është e pazëvendësueshme për gjeneratat e ardhshme
Profesoreshë Valbona Gashi-Berisha, tha se Sejdiu ka la gjurmë të pashlyeshme në fushën e letërsisë dhe me punën e pasionin e tij për shkencë bëri që gjuha shqipe të bëhet referencë.
“Profesori ka dhëne një kontribut të rëndësishëm në fushën e gjuhësisë në UP. Duke bëre homazhe sot mendojmë për punën dhe pasionin e tij për shkencë që u bë referencë e gjuhës shqipe”.
“Ai la djemtë e tij vajzën familjen shtëpinë, la edhe shtëpinë e dytë Fakultetin Filologjik, studentët për t’iu bashkuar përjetësisë”.
Vajza e profesorit, Teuta Sejdiu-Hasbata, falndëroi të pranishmit, madje tregoi se çka i tha babi në ditën e fundit.
“Jemi shumë të nderuar me fjalimin tuaj, ju i thatë të gjitha për të si profesor. Unë po i them si baba, babi na ka bind në fjalë të urta”.
“Babi në ditët e fundit latinisht më tha “Asnjë ditë nuk duhet të kaloj pa e bërë një vizë’”.
Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.