Loriana Kuka është ndaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.
Në gjysmëfinale ajo u mposht pas 27 sekondave luftë nga francezja Estelle Fanny Posvite. Kuka do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë me rusen Antonina Shmeleva.