Kuka: Shteti të kërkojë llogari nga Federatat e klubet që marrin financa e s’arrijnë suksese

Prishtinë | 02 Tet 2024 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Driton Kuka mendon se ka ardhur koha që Federatat dhe klubet nga sportet e ndryshme të japin llogari për mossukses.

Kjo pasi, sipas tij, është e udhës që shteti të kërkojë llogaridhënie nga Federatat dhe klubet që marrin financa goxha të mira, por që në fund nuk arrijnë suksese të kënaqshme, por as nuk kërkohet fare llogari nga to.

Sipas tij, thuajse askush nuk po e merr mundin të tregojë se përse nuk po mund ta arrijnë as normën olimpike për pjesëmarrje në Olimpiadë.

Ai e mori si shembull dhe model Gjermaninë, ku kandidati për kryetar të ndonjë Federate kandidon me program dhe cak, të cilin e prezanton tek shteti.

E nëse nuk e arrin cakun e vënë, ai s’do të kandidojë më sepse shteti nuk i financon ata që nuk arrijnë suksese dhe që nuk mbledhin pikë të mjaftueshme të normës olimpike.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit më të suksesshëm në histori të Kosovës.

Të ngjashme