Kukeli shënon një dekadë luftë me lëndimet, por ka ende energji

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ka vetëm një muaj që mesfushori i Sionit Burim Kukelit është kthyer në fushë pas lëndimit që e la jashtë saj për nëntë muaj. Lëndimi i pësuar në shkurt të këtij viti ishte i rëndë, por të tillë apo edhe më të rëndë, lojtari i ka pasur disa.

Kukeli thotë se këtë vit ka rrumbullakuar plot një dekadë që përballet me lëndime nga më të ndryshmet. Por ajo që e veçon 34-vjeçarin është energjia dhe vullneti për të vazhduar karrierën profesioniste, shkruan sot Koha Ditore.

Kukeli tregon se gati të gjitha lëndimet, sidomos ato të rënda, i ka pësuar në kohën kur po kalonte formë të mirë. Kështu ishte edhe në shkurt të këtij viti kur po shkëlqente me fanellën e Sionit.

“Për fat të keq, në momentet më të mira unë jam ndalur nga lëndimet. Kështu e ka futbolli”, u shpreh Kukeli të enjten për gazetën.

Ai është i lumtur që ka arritur të kthehet në fushë pas lëndimit të rëndë që kaloi. Shpreson që të luajë edhe disa vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme