Janë të shumta videot dhe fotot që publikohen nga qytetarë të Kukësit për prezencën e shtuar të policisë atje ku bien në sy Forcat Speciale të mbërritura nga Tirana. Qytetarët ankohen për këtë ushtrim terrori të cilin e konsiderojnë “prej pushtuesi”.
Videon më poshtë e ka publikuar ish-kryeministri Berisha.
Ai thotë se “banditë me uniformë, narkopolicë të armatosur deri në dhëmbë terrorizojnë Kukësin! Vetëm revolta, mosbindja mbarë popullore ndaj narkoshtetit është përgjigja e merituar ndaj klikës në pushtet!” – shkruan Berisha.
Ndërsa qytetari nga Kukësi që ka dërguar videon shkruan: “Z.Berisha shiko se qfar po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”.