Kuleba: Zelensky dhe Putin nuk do të ulen kurrë në të njëjtën tryezë për të biseduar për paqen

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kushtet për rifillimin e negociatave mes Kievit dhe Moskës janë vendosur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba , i cili ka bërë të qartë se kjo nuk mund të bëhet me Putinin në të njëjtën tryezë.

Sipas asaj që Kouleba i tha Corriere della Sera , Ukraina do të jetë në gjendje të negociojë me Moskën “vetëm pasi trupat pushtuese të largohen nga toka… por bisedimet nuk do të zhvillohen me Putinin”.

“Putini nuk mund të jetë partner në negociata. Ai ka kryer shumë krime dhe shumë të rënda. Ka mjete të tjera diplomatike për pjesëmarrje indirekte në negociata. Por është e qartë për ne se nuk do të mund t’i shohim kurrë Putinin dhe Zelenskyn në të njëjtën tryezë”, tha Kuleba./abcnews.al

Të ngjashme