Duket se me ardhjen e dimrit, edhe ndryshimet në “look” kanë nisur.
Nevina Shtylla është njëra prej vajzave që po “eksperimentojnë” me pamjen dhe sapo na prezantoi me ndryshimin e radhës.
Ajo na ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i bërë me “highlights” të kuqërremta.
Nevina ka marrë komente shumë pozitive, duke lënë të kuptohet fakti që ndjekësit e kanë pëlqyer këtë ndryshim.
Nevina është shumë e njohur si moderatore, por së fundmi ajo ka sjellë një projekt ndryshe, që titullohet “Kino Star”.
Në këtë format, ku Nevina është edhe moderatore dhe bashkautore, fokusi është aktrimi.