Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti.
Ndërsa, pas vendimit të Gjykatës Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome, parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.
Tani kjo ulëse e Kuvendit të Kosovës i takon deputetes së Unionit Social Demokrat, Duda Balje.
Duda, e cila ndër vite njihet si një nga deputetet më atraktive të Kuvendit, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e gëzueshëm se do të ishte deputete edhe në këtë legjislaturë
Teksa lajmërimin e bëri përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Duda më pas ndau me ndjekësit edhe disa poza tjera atraktive.
Me një buzëqeshje të lehtë dhe sharmin e saj prej biondeje, deputetja Balje e tregonte me gëzim faktin se tashmë do të ishte sërish njëra nga deputetet, nga radhët e minoriteteve në Kosovë.
Instagrami i saj është i mbushur me fotografi të ndryshme, ku ajo nuk nguron të shfaqet në poza tërheqëse, duke u bërë kështu e pëlqyeshme për një numër të madh ndjekësish.