Reperi Mozzik është takuar me liderin i Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veselin në Hagë
Reperi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë status në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka treguar se ka takuar Veselin
“Sapo përfundova vizitën në Hagë, takova Kadri Veselin, i fortë si guri e i pathyeshëm. Pata rastin ta takoj edhe Thaçin dhe Haradinajn”, ka thënë ai.
Mozzik është njëri ndër reperët më të pëlqyer nga publiku.
Ai përtej muzikës shumë shpesh është komentuar edhe për çasjen e tij në politikë.
Reperi shumë shpesh me postimet e tij ka treguar mbështetjen e jashtëzakonshme për ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
E me një postim në profilin e tij të ‘Facebook-ut’ ai ka treguar se është takuar me të në Hagë.
Ai ka treguar se ish kryetari i PDK-së është i fortë dhe i pathyeshëm.
Gjithashtu ka treguar qe ka pasur rastin ta takojë edhe ish presidentin Thaçi dhe Nasim Haradinajn.
Postimi tij i plotë:
Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takovaKadri Veselin !I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë


Të fala Atdheut!Atdhe!Sa fjalë e ëmbël !Sa fjalë e shenjtë!Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.Të ujitëm me gjakun tonë.Gjaku që u bë liri .Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne.
“Sapo përfundova vizitën në Hagë, takova Kadri Veselin, i fortë si guri e i pathyeshëm. Pata rastin ta takoj edhe Thaçin dhe Haradinajn”, ka thënë ai.