Kultura kombëtare ka marrë një goditje vdekjeprurëse

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 14:41 | Nga Artan Fuga

Mbaroi!

Vëreni flamurin në gjysmështizë sot!

Mos të kujtojë njeri se nuk e dija se letra ime me shumë do ta ndizte zjarrin e pasionit shkatërrues. Por, të lutesh për kulturën kombëtare nuk është turp. Une mund edhe të lyp për kete. Di edhe të tjera gjëra të bëj.

Qysh sot, Shqiperia, pas ndofta nje shekulli, nuk do të ketë me institute për albanologji, as një Qendër albanologjike si institucion me vete.

Kultura kombëtare ka marrë kështu një goditje vdekjeprurëse.

Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombëtare nuk e mbulojne dot gjëmën e ndodhur.

Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga Ministria e Arsimit, një keqtrajtim i ndyrë i trashëgimisë letrare, filozofike, artistike, kulturore kombëtare, nje minim me tritol administrativ i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun.

Eshte nje platformë e tërë!

Dhe pyesin gjoja te habitur: Përse ikin shqiptarët nga atdheu, nuk ikin serbët, nuk ikin boshnjakët, nuk ikin maqedonasit! Ja përse ikin. Se n’a kanë thare çdo gjë kombëtare.

Është një disfatë tjetër. Shumë më e ndershme se ajo e atyre që me të tilla fitore do te kenë turpin më vete.

Mund të luash me pushtetin, por me Historinë kurrë.

Kujtesa nuk do ta harrojë. Ka pasur kohë edhe më të errëta dhe hiri është ndezur përsëri.

Të ngjashme