Të martën është mbajtur “Kultura përkujtimore e Kosovës 25-vjet pas luftës”, diksutim i cili shtjelloi gjykimet për krime lufte dhe atë të Dhomave të Specializuara të Hagës, raporton Ekonomia Online.
Amer Alija, jurist dhe koordinator për monitorimin e gjykimeve për luftë, tha se proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara janë më të izoluara në krahasim me institucionet tjera gjyqësore.
Ai ka thënë se 50% e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria kryesisht kanë qenë dëshmitarë kryesisht në seanca të mbyllura.
“Ajo çka e dallon gjykatën e dhomave të Specializuara me institucionet e tjera gjyqësore të cilat i kanë trajtuar krimet e luftës tribunali i Hagës, gjykimet nga UNMIK-u, EULEX-i, gjykimet në Serbi, dy gjykime në Mal të Zi, pra dhomat e Specializuara mund të themi se janë pak më të izoluara në krahasim me proceset gjyqësore të cilat janë gjykuar nga institucionet gjyqësore të mëparshme”.
“Së fundmi e kemi bërë një hulumtim mbi parimin e publicitetit se sa përqindje të dëshmitarit të cilët janë dëgjuar dhe të cilët janë propozuar nga Prokuroria dhe kanë dëshmuar në seancat e hapura dhe del si rezultat se 50% e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria kryesisht kanë qenë dëshmitarë që kanë dhënë dëshminë në seancat e mbyllura”, ka thënë Alija.
Ndërsa, gazetatja Serbeze Haxhijaj, tha se janë shtuar gjykimet dhe ndjekjet për krime lufte, për të cilat dyshon se mund të kontribuojë në përpjekje për paqe.
“Ajo qka po ndodh tash si kundër narracion ose kundër veprim janë shtuar gjykimet, ndekjet për krime lufte, aktakuzat ndaj serbëve si përgjigje dhe asaj që po ndodh në gjykatën speciale, dhe kjo situatë nuk e di sa do të und të kontribuojë ne përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe për pajtim në Kosovë. Presidentja tashmë e ka paralajmëruar që brenda mandatit të saj qe i bie brenda një viti e gjysmë do ta themelojë komisionin për të Vërtetën dhe te Pajtimit po në këtë atmosferë politike, etnike nuk e e di sa ka me ndiku kjo në thellimin e ndarjeve apo në shërimin kisha me thënë aktrimin e urës lidhëse mes komuniteteve dhe një lloj përpjekjeve për pajtim në përgjithësi në rajon”, tha Haxhijaj.
Poashtu, Bjeshkë Guri, Iniciatore Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, tha se nisma e të drejtave të njeriut është organizatë qe ka për qellim për ti bërë bashkë të rinjtë e të rejat.
“Nisma e të rinjve për te drejtat e njeriu është një organizatë që ka seli në Bosnje, Serbi, Kroaci edhe në Mal të Zi dhe është krijua me qëllimin e vetëm për me i bë bashkë këto të rinjtë e të rejat të këtyre vendeve që janë prej vendeve që kanë pasur të kaluar kautike edhe që dhuna prej tyre edhe luftëra që kanë pësuar pas rënies së Jugosllavisë edhe një prej shtyllave kryesore tonat është ballafaqimi në të kaluarën edhe informimi i të rinjve dhe të rejave mbi proceset e ballafaqimeve në të kaluarën dhe rëndësisë, ku njëri prej sloganeve është “E ardhmja, duke e njohur të kaluarën”, është një prej mesazhit kryesor që tentojmë me ja dal përmes mjeteve të ndryshme që i përdorim qoftë edukimi joformal nëpër puntori. trajnime. ekspozita edhe nisma të reja që e kanë për fokus ballafaqimin me të kaluarën”, tha Guri. /EO/