Dejan Kulusevski ka kaluar me sukses testet mjekësore te Juventusi, ka konfirmuar klubi italian.
Për shërbimet e tij Juventusi raportohet se do t’ia paguajë Atalantas 35 milionë euro plus bonuset, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesi i Suedisë, që në këtë edicion ka shpërthyer te Parma duke shënuar katër gola e shtatë asistime në 17 paraqitje në Serie A.
Ai do të vazhdojë të mbetet në huazim te Parma deri në fund të këtij sezoni.
19 vjeçari do të nënshkruajë kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2024.
Për shërbimet e këtij mesfushori Juve ka mposhtur konkurrencën e Interit, Unitedit, Arsenalit dhe Liverpoolit.