Futbollisti i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla, pritet që të firmos sot me skuadrën e Romës.
Roma do ta huazojë Kumbullën, por do ta ketë obligim për ta blerë verën e ardhshme mga Hellas Verona.
Tashmë, Kumbulla ka arritur në qendrën “Villa Stuart” për teste mjekësore para se t’i bashkohet klubit kryeqytetas.
Në total vlera e transferimit do të jetë 31 milionë euro, e ndarë mes shumës së pakuar për huazim, dëmshpërblimin si dhe ofrimin e Mert Cetinit te Verona si pjesë shkëmbimi.
Kumbulla është 20-vjeçar dhe në edicionin e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Veronës.
Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.