Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, Kumrije Sahiti, ka thënë se i ka vënë vetes përpara disa prioritete në fushën e arsimit të cilat synon t’i çojë përpara nëse zgjidhet deputete.
Ajo në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe LDK-ja kanë dhënë maksimumin për zhvillimin e arsimit.
“Vitet e ’90-ta unë kam punuar dhe lirisht mund të them që në ato kushte aq të vështira që ishin dhe jemi munduar që ta japin një kontribut jashtëzakonisht të mirë poashtu me ndihmën e prindërve të nxënësve të cilëve kemi punuar në shtëpi shkolla kemi dhanë atë maksimumin që është dashtë. Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin ka dhënë maksimumin për zhvillimin e mësimit”, tha ajo për Ekonomia Online.
Ajo tha se ngritja e arsimit ka rënë në mënyrë drastike ngase partitë politike kanë punuar në bazë të interesave partiake.
“Në vitet e 2000-ta, Lidhja Demokratike e Kosovës ka udhëhequr në krye me Presidentin Rugova ka pasur një ngritje të cilësisë së arsimit, në infrastrukturë në planprograme, në zhvillimin e strukturës mësimdhënëse në përgjithësi është ngritë cilësia e arsimit.
“Mirëpo më vonë sidomos viteve të fundit cilësia e arsimit ka rënë në mënyrë drastike në vend që të ngritët cilësia këtu vjen veç në pamje e sipër varësisht prej partive politike të cilat kanë interesat e tyre partiake politike”.
Ajo tha se duhet rritje e buxhetit në arsim për të bërë reforma.
Tregon edhe për prioritetet e saj në rast se bëhet deputete.
“Unë si deputetet mendoj se do ta jap kontributin tim në aspektin e cilësisë së arsimit në përgjithësi, dhe duke u bazuar në përvojën time shumë të gjatë dhe në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së pari kisha propozuar disa shtylla të cilat mendoj se janë më të arsyeshme, ngritja e buxhetit. Pa buxhet nuk mund të ketë as ngritje të cilësisë as të infrastrukturës as në asnjë aspekt, pastaj në ngritjen e pagave të mësimdhënësve duke filluar nga parafillorët e deri tek nivelet më të larta. Paga më e madhe kisha thënë t’i ipet mësueses, sepse mësuesja e edukon e formon një fëmijë nga parafillorë deri në klasën e pestë”, tha ajo për Ekonomia Online.
“Prioritet tjetër do të ishte depolitizimi i plotë i arsimit dhe përfshirja e personave profesionalisht të mirë për ngritjen e cilësisë. Duhet të jetë decentralizimi i shkollave apo autonomia e shkollave pastaj edhe të çështjeve të financimit. Duhet më tepër që të punohet në aftësimin profesional, shkollat profesionale duhet tu ipet një përgjegjësi më e madhe sepse krijon kuadër për treg, njëherit duhet tu jepet mundësia të kryej praktika profesionale nëpër institucione shoqërore”.
“Kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe mundemi ta ndryshojmë, duke u bazuar në forcat progresive dhe profesionale të Lidhjes Demokratike që i ka , kjo mundet me u ndryshuar kur krijohet një sistem i depolitizuar dhe i transformuar në të gjitha fushat e arsimit, që karakterizohet nga transparenca pjesëmarrja dhe llogaridhënia. Do të bëjmë çmos, kjo është edhe në program të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të digjitalizohet shkolla edhe pse për vendet rurale është problem, por megjithatë do të mundohemi që ti bëjmë edhe ato me qenë të njëjta si shkollat e kryeqytetit”.