Kunata e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash e ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

“Pas ballafaqimit me prova të reja, e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitet e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, vepra penale e kryer nga e dyshuara është ri-kualifikuar si “Vrasje e rënde”.

Kësisoj, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit”, përfundohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se e ka arrestuar të dyshuaren për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kanë siguruar prova, të cilat vërtetojnë se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që kanë dërguar në vdekjen e viktimës.

Arrestohet kunata që dyshohet se e rrahu për vdekje 67-vjeçaren në Dragash

Një grua 67-vjeçare nga fshati Kuk i Dragashit ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Për këtë, sot Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë arritur prova që vërtetojnë se kunata e saj (N.A) e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të punës “ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”.

“Në rastin konkret e njëjta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme