Kundër deklaratës së BE, Rama: Tentuam të nxisnim Brukselin për masa kuptimplota ndaj Serbisë

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Edi Rama teksa foli në parlament në lidhje me qëndrimet e saj mbi sulmin në Banjskë tha se Shqipëria ka sot, ndryshe nga e kaluara, një rol shumë aktiv në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë që tregojmë me fjalë dhe me vepra. Pyetemi nga të gjithë aktorët kryesorë të komunitetit euroatlantik që na konsultojnë rregullisht për problematikat rajonale. Çmohemi si një vend serioz të cilit i besohen role me rëndësi në tryezat kryesore ndërkombëtare. Më e fundit zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh të rëndësishme të atij komuniteti këtu në Shqipëri. Gjëra të paimagjinueshme deri pak vite më parë. Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete nëpër samite, as se ata që na besojnë nuk dinë çfarë bëjnë apo nuk kanë se ku të mblidhen. Kjo ndodh vetëm e vetëm sepse e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, politikën tonë të jashtme në një stad të ri, pozicionin e shtetit tonë në rajon në një majë të re”, tha Rama.

“Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritë paraardhëse ta thonë me krenari Shqipëria faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Gjithmonë, nga të gjitha qeveritë, majtas dhe djathtas. Ndryshimi është se deri dje Shqipëria ishte faktor pasiv paqeje dhe stabiliteti, ndërsa sot është faktori më aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal. Kjo është vënë re gjithmonë e më qartë dhe shihet me respekt nga bashkësia ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Sa i përket qëndrimit që Shqipëria ka mbajtur pas ngjarjeve të 24 Shtatorit në veri të Kosovës, Rama tha se qëllimi ishte nxitja e Brukselit për një qëndrim jo vetëm më fjalë, por me masa kuptimplota ndaj Serbisë.

“Ne nuk bëmë një xhest konsumi të brendshëm elektoral siç janë prej kohësh tanimë dhe fatkeqësisht e them me keqardhje, një sërë xhestesh të qeverisë në Prishtinë, në raportet në dialogun e normalizimit, përfshirë edhe qeverisë sonë, përmes zërash të dytë dhe të tretë. Por, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për të siguruar një përçapje serioze, për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare, jo thjeshtë lidhur me ngjarjen dhe me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes, jo thjeshtë me fjalë, por edhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër”.

Të ngjashme