Po “Drejtshkrimet e shqipes”?!
Sipas “këtyre” “Drejtshkrimet e shqipes” urgjentisht duhet të digjen!
Sipas “atyre” “Drejtshkrimet e shqipes” janë të panevojshme!
Në vitet e 70-ta shihnim TVSH-në. Në fillim as lajmet nuk i kuptonim mirë me atë gjuhën e njësuar standarde shqipe. Erdhën ngjarjet e vitit 1981 që Ne shikuesit “e paktë” këtej kufirit t’i kuptonim jo vetëm lajmet por e gjithë programet që shfaqte TVSH-ja. Edhe filmat. Edhe “Epoka para gjyqit”, dramë të cilën e shkroi Ekrem Kryeziu, e cila u botua si e shtypur në Tiranë dhe u inskenua edhe në teatrot e Kosovës. Kur u punua drama “Fosilet” e Azem Shkrelit nga aktorët amatorë në fshatin Gllarevë, e cila fatkeqësisht kurrë nuk arriti të shfaqet në skenë për shkak se disa bashkëfshatar u arrestuan nga policia serbo-shqiptare e Krahinës Autonome e Kosovës, askush nuk foli për gjuhën dhe dialektin! Në Radio-Televizionin Shqiptar dëgjohej se “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” qëndrime të cilat më pastaj u botuan në tre vëllime në gjuhën e njësuar shqipe, librin I të cilin për herë të parë e shfletova në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1989. Dy vite më pas u botua libri “Sfida e gjeniut” (autor: Shaip Beqiri) për ta kuptuar Kadarenë, Ekzilin e sotëm dhe Kosovën! Mos e lexoni, vetëm shfletoni këtë të fundit, dhe do të kuptoni rëndësinë, veçantinë e përmbajtjes, përgjegjësinë dhe vlerën e këtij botimi! Ishte një nga botimet e para të Ndërmarrjes Botuese me emrin e parë zanafillës “Gjon Buzuku”.
Në maj të vitit 1999 në Dollogozhdë të Strugës një komision i KDOM-it amerikan pyeste të zhvendosurit nga Kosova për peripecitë e tyre. Përkthyesja ishte nga një fshatë i tej Drinit të Zi. Është dashtë të shpeshtën e herëve që të ndërmjetësoja në përshtatjen kuptimore të gjuhës, shënime dhe të dhëna që i ruaj edhe sot. Sa larg ishte e folmja e dialektit të toskërishtes që fliste përkthyesja me të folmen e disa rajoneve të Kosovës?!
Nga 33 filmat artistik të “periudhës së parë” 1953-1972 (të para Kongresit të Drejtshkrimit) të realizuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”, dy nga këta filma bashkëprodhim …
P. S.
Sipas “këtyre” “Drejtshkrimet e shqipes” urgjentisht duhet të digjen!
Sipas “atyre” “Drejtshkrimet e shqipes” janë të panevojshme!
Po sipas autorit?
Po sipas 87 delegatëve pjesëmarrës te Kongresit të Drejtshkrimit?