Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ishin 9 pika në rendit të ditës.
Por, deputetët e opozitës janë ankuar për agjendë të ngjeshur, duke kërkuar që sot vetëm të caktohet mbledhja e radhës me dy projektligje, raporton Ekonomia Online.
Pas kundërshtimit të tyre nga rendi i ditës janë hequr pakoja e projektligjeve për reformën në administratën publike, kur përfshihet Projektligji për Pagat, dhe projektligji për Transmetuesin Publik.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka dhënë vërejtje për numrin e madh të projektligjeve brenda një mbledhjeje.
“6 projektligje janë tepër për një mbledhje. Më shume se dy projektligje në. Ne mbledhje janë shumë. Ajo është shkel e shko kishe po i shqyrtojmë”.
Edhe deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tha se sot nuk ka kushte për të zhvilluar mbledhje të komisionit.
“Propozoj që sot me u marr vesh cilat prej dy projektligjeve me i trajtuar mbledhjen e radhës sepse sot s’ka kushte”.
“Për transmetuesin kemi vërejtje gati në çdo nen nga KMP-ja duhet ngadalë këto me i analizuar. Kështu qojmë dokumente që ngjallin debat si dokumenti për ESPA-në”.
Me Pantinën dhe Rrahmanin u pajtua edhe deputeti i LVV-së, Adem Mikullovci.
“Ne sot mundemi veç me kaluar nëpër to. Sot mund vetëm të merremi veç për punët”.
Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se Projektligji për RTK-në është punuar nga vetë deputetë. Ai propozoi që nga rendi i ditës të hiqen projektligjet që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike, raporton EO
“Mendoj që Projektligjin për RTK-ne e kemi hartuar vet, duhet ta qojmë për seancë. Vetëm për komunën dhe qasjen ne dokumente mund të diskutojmë. Pikat 4, 5 dhe 6 i heqim”.
Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate ka propozuar që komisioni të jetë më i koordinuar, duke kërkuar që gjysma e pikave të rendit të ditës të shtyhen për mbledhjen e radhës.
“Mirë është me punuar se jemi prapa me ligje dhe kemi ligje shumë të rëndësishme. Mbledhjet e komisionit duhet me u koordinuar më mirë, kam vërejtje. I ndajmë pikat, sot po i shqyrtojmë disa, pikat tjera në ditë tjetër”.
Komisioni ka bërë shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të cilin e ka dërguar në kryesi të Kuvendit.
Ky ishte rendi i ditës: