Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes së Kosovës,Vjosa Osmani, reagoi ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së’së, Artan Behrami, se presidentja Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, pa debat.
Kupina këtë deklaratë e quajti shpifje.
“Deputeti Artan Behrami është mirë të mos shpif. Presidentja as nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të gjykatës speciale. Mandati i kësaj gjykate është përcaktuar me amendament kushtetues të votuar nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës dhe ai nuk mund as të ndryshohet e as të ndërpritet apo vazhdohet nga institucioni i Presidencës.
Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i përket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e Presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”, thuhet në reagimin e Bekim Kupinës, këshilltar për Media i presidentes Osmani.