Kupina nga Presidenca: Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Pas dështimin të konstituimit të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se do ta njoftojnë presidenten, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Bekim Kupina, këshilltar për Media e presidentes Vjosa Osmani në përgjigje për Ekonomia Online tha vetëm shkurt se deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi.

“Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, u shpreh Kupina.

Të ngjashme