Këngëtarja e njohur përveç performancës mori vëmendje edhe me një detaj.
Në veshjen që kishte zgjedhur, Lady Gaga vendosur mbante edhe një simbol të pëllumbit i cili mbante në sqep një degë ulliri.
Të veçantën e këtij simboli e zbuloi vetë artistja e njohur duke ia treguar kuptimin se pse e kishte vendosur.
Me anë një postimi në Twitter ajo tha se identifikon paqen: “Një pëllumb që mban një degë ulliri. Le të bëjmë paqe të gjithë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Lady Gaga.
Ndryshe, Lady Gaga dhe Jeniffer Lopez ishin të nderuara të interpretojnë himnin kombëtar amerikan gjatë inaugurimit të Joe Biden si president.