Kur Albin Kurti thoshte se mbrojtja e të akuzuarve në Hagë është punë e Qeverisë

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Më 15 nëntor të vitit të kaluar, kryeministrit Albin Kurti kishte deklaruar se mbrojtja e të akuzuarve ne Hagë është punë edhe e qeverisë, e sidomos e qeverisë.

Në deklaratën e tij, Kurtit kishte thënë se shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, pasi në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët.

“Në Hagë, nuk janë duke u përndjekur vetëm individët, por as nuk mund të mbrohen të pandehuri vetëm si individë. Shteti i Kosovës duhet ta organizojë e ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe që të gjithë duhet ta mbrojmë atë, me fjalë të tjera kjo është punë edhe qeverie, kjo është sidomos punë qeverie”, kishte deklaruar Kurti.

Madje, Kurti kishte kritikuar Qeverinë Hoti që si pikë të parë kishte eliminimin e task forcës kundër korrupsionit e jo mbrojtjen e UÇK-së në arenën ndërkombëtare dhe në Gjykatën Speciale.

“Është qeveria e Kosovë ajo që duhet të angazhohet për sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces, mbrojtja dhe përfaqësimi duhet të bash rëndohet dhe të sintetizohen për fat të keqë në këtë kohë të vështirë Kosova nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo qeveri e paligjshëm që nga fillimi varej prej secilit deputete të Listës Serbe e që tashmë është vetëm qeveri e pakicës që po tkurret çdo ditë, nuk mund ta mbrojë e shpëtoj as vetveten e lëre më dikon tjetër, e keni parë se si preokupimi i saj në këtë muaj ishte eliminimin i Task Forcëse kundër korrupsioni e jo mbrojtja e UCK në arene ndërkombëtare dhe në Gjykatën Speciale. Ne duhet të jemi bashkë për luftën tonë Çlirimtarë dhe kundër Serbisë e cila nuk na njeh sepse është e papenduar për krimet e kryera. Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë, nuk kemi pse të bëjë gabime tjera”, kishte thënë Kurti.

Por, sot kur në krye të pushtetit është vetë Kurti, qeveria e tij nuk mund të garantojë për lirimin me kusht të Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës dhe Jakup Krasniqit.

Madje që nga marrja e mandatit Kryeministri Kurti nuk ka folur ndonjëherë për mënyrën se si shtetit duhet të angazhohet për mbrojtjen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në anën tjetër, kryediplomatja e Kosovës kishte thënë se do ndihmonte me materiale Gjykatën Speciale sapo ajo të themelohej.

Dhe, këtë do ta bënte siç thoshte ajo, kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kokave të organizatës kriminale.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin, shkruan Gazeta Insajderi.

Gërvalla që tash mbane poziten e Ministrisë së Punëve të Jashme në Qeverinë Kurti 2, se ka thënë asnjë fjalë për deklaratën e saj të dikurshme.

Meqë, shefja e diplomacisë kosovare nuk nxori zë për deklaratat e bëra, Kurt i doli në mbrojtje duke thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në, dhe se në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë “si pakkush tjetër”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, shkruan Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/insajderi.tv/

Të ngjashme