Gjinia është një spektër. Shumica e fëmijëve mendojnë kështu, të paktën. Sipas një studimi të ri nga studiuesit në universitetin Vanderbilt, fëmijët janë fleksibël në konceptimin e tyre të gjinisë.
Për të kuptuar më mirë se si mendojnë të rinjtë për gjininë, studiuesit kërkuan nga fëmijët në mes moshës 8 dhe 10 vjeç ta shikojnë një episod të serialit për fëmijë në Amazon, Annedroids, në të cilin një android njerëzor i quajtur PAL e eksploron identitetin e gjinisë, transmeton koha.net.
Gjatë episodit, PAL i kalon disa situata gjinore. Për shembull, a duhet të qëndrojë PAL në anën e djemve apo në anën e vajzave në vallëzimin e shkollës?
Studiuesit i studiuan fëmijët rreth koncepteve të tyre rreth gjinisë para dhe pas shikimit të PAL, duke i vënë re ndryshimet në fleksibilitetin e mendimit të tyre.
“Rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi i fëmijëve ndaj këtij lloji të karakterit jogjinor dhe përfshirja në një bisedë një-në-një në lidhje me identitetin gjinor të karakterit mund të ketë potencial për të inkurajuar të menduarit më fleksibël tek fëmijët që mbajnë stereotipa të palëkundura gjinore”, tha Sara Beck, kandidate për doktoraturë në shkencën zhvillimore në Kolegjin Peabody të Vanderbilt, në një njoftim për shtyp.
Kur fëmijët u pyetën se çfarë gjinie duhet të zgjedhë PAL, gjysma e tyre thanë se PAL nuk duhet ta specifikojë gjininë, pavarësisht faktit se “asnjëra” nuk u ofrua si zgjedhje.
Një fëmijë tha: “Mendoj se PAL do të zgjedhë që të mos jetë ai apo ajo, por të jetë vetëm PAL”.
Rezultatet treguan se fëmijët ishin më fleksibël në të menduarit e tyre rreth gjinisë pas shikimit të episodit, dhe shumica e fëmijëve reaguan pozitivisht kur atyre iu tha se PAL kishte vendosur të mbetej pa gjini.
Në artikullin e tyre për këtë temë – të publikuar këtë javë në botimin e Nordicom Beyond the Stereotypes? – studiuesit vunë në dukje se shumica dërrmuese e karaktereve të fëmijëve në TV dhe filma i pasqyrojnë stereotipet gjinore. Djemtë portretizohen si më të mençur dhe më agresivë, ndërsa vajzat si romantike të ndjeshme.
“Ne pamë se fëmijët ishin shumë të vetëdijshëm për pritjet e shoqërisë për sjelljen e bazuar në identitetet binare të gjinisë”, tha Beck. “Por ishte premtuese të zbulosh se shumë fëmijë kishin empati për një karakter që nuk përshtatej në një rol gjinor binar”.
Legjenda: PAL është karakter jogjinor android i paraqitur në një seri televizive të Amazonit për fëmijë.