Kur darkoni me shoqërinë hani më pak

Prishtinë | 10 Dhj 2024 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, t’i ftoni miqtë për darkë mund të jetë një ide e mirë.

Ngrënia me njerëz të tjerë mund të bëjë që dikush të hajë më pak, sugjeron një studim shkencor.

Kjo ngase e njëjta pjesë e trurit të përfshirë në angazhimin social gjithashtu kontrollon dëshirat e ushqimit.

Kjo teori u studiua me minj, trurin i të cilëve punon në mënyrë të ngjashme me atë të njerëzve.

Kur shkencëtarët stimuluan qelizat e tyre të trurit në shoqëri, kafshët ishin më pak të interesuara për konsumimin e ushqimit.

Ata gjithashtu ishin më pak të interesuar në ushqim kur kafshët e tjera u sollën për t’u shoqëruar me ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme