Është e mahnitshme nevoja e njeriut për të lënë gjurmë, duke treguar dhe paraqitur grafikisht rrugë dhe territore.
Harta e parë gjeografike daton rreth 15 000 vjet më parë. Ajo është gjetur në Mezin të Ukrainës, dhe bën fjalë për një vendbanim pranë një lumi.
Një tjetër dëshmi e rëndësishme është se ajo e zbuluar në Jordani e quajtur Guri i Jebel Amudit; edhe kjo hartë përshkruan një vendbanim fushor.
Njeriu filloi të përshkruajë mjedisin dhe zonën përreth duke shenjuar gurë dhe pllaka argjile, si në epokën babilonase. Relikja e parë historike është gjetur në fakt në Gar-Sur