Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.
Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.
Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti Fizik
Nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium.
Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.
Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë këshillohet që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.
Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.
Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.
Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.
Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.
Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Disa këshilla për qumështin
Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.
Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.
Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.
Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës.
Qumështi duhet ngrohur ose zier në shporet dhe jo në mikrovalë.