Kur një libër lëshon jehonë, vlerësime dhe mallkime për “Jam Mysliman” të Ben Blushit

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë 30 ditë prej botimit të librit “Jam mysliman” i autorit Ben Blushi. Pas kaq ditësh ka shkruar autori duke treguar se në mesin e shumë vlerësimeve që nuk i priste në këtë masë, thotë të ketë marrë edhe shumë mallkime e që as këto nuk i priste deri në këtë pikë.

Shkrimi i plotë i Blushit:

30 DITË NGA BOTIMI I JAM MYSLIMAN

Sot mbushen 30 ditë nga hedhja në treg e romanit tim të fundit Jam Mysliman.

Në kaq pak ditë qindra lexues më kanë shkruar duke ndarë me mua opinionet e tyre për librin.

Natyrisht bashkë me vlerësimet të cilat nuk i prisja në këtë masë, kam marrë dhe shumë mallkime të cilat edhe ato nuk i prisja në këtë masë.

Shumë njerëz besojnë se shitësit më të mirë të një libri janë ata që e shajnë.

Në këtë kuptim Jam Mysliman ka me qindra shitës të palodhur të cilët nuk kam pse i falenderoj që më kane fyer, kërcënuar dhe mallkuar pa u menduar dy herë.

Unë nuk i kam atyre asnjë borxh.

Librin e shet vetë libri më shumë se sharësit, shitësit dhe librashitësit.

Prandaj dua të falendëroj të gjithë ata mijëra lexues që për 30 ditë e kthyen këtë roman në një ngjarje në jetën time.

Në javët që vijnë do shkoj me Jam Mysliman në disa qytete për ta promovuar dhe për të takuar grupe lexuesish kudo ku janë dhe kurdo që më kërkojnë.

E di që ata kanë shumë pyetje.

Janë të ftuar dhe ata që shajnë dhe fyejnë.

Më mirë të më shajnë përballë sesa në facebook me profile fallco.

Ky ballafaqim na stërvit të dyja palëve për librat e mi të ardhshën.

Të ngjashme