Presidenti Hashim Thaçi nuk është armiku juaj. Thaçin armik e ka vetëm Serbia dhe Rusia.
As Atifete Jahjaga nuk është armike juaj, por është presidentja femër që ka prezantuar më së miri Kosovën në botë.
Presidentja Osmani është shndërruar në një kontabiliste dhe auditore. Ajo ka dalë nga roli i saj kushtetues. Edhe të paktat herë kur e merr atë, e shkel kushtetutën, si në rastin e shkarkimit të znj. Daka.
Presidentes Osmani, para syve është duke iu shembur diplomacia jonë – asnjë njohje, asnjë anëtarësim ndërkombëtar, asnjë invesim i huaj, asnjë…
Asnjë fjalë për vizionin e Kosovës për t‘u bërë pjesë e NATO-s, e BE-së dhe e OKB-së.
Asnjë fjalë për vizionin e Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat Albin Kurti po i rrënon para syve të saj.
Asnjë fjalë për tendencat autokrate të krijimit të policisë morale nëpër institucionet e Kosovës.
Asnjë fjalë për rritjen e çmimit të rrymës, asnjë fjalë për pandeminë.
Asnjë fjalë për tema nacionale.
Duke pasur mjaftueshëm kohë të lirë, ajo tash e sa muaj merret me ‘dosjet’ e presidentëve paraprakë.
Dhe, e dëshpëruar nga ajo që sheh, manipulon me të dhënat, duke e portretizuar veten si kursimtarja e kombit.
Krejt vizitat që presidentja Osmani i ka realizuar për një vit, presidenti Thaçi dhe presidentja Jahjaga i kanë realizuar për një muaj. Po flasim për takime kualitative, jo ekskurzione si këto të presidentes Osmani.
Është mirë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ta ndërrojë strategjinë e manipulimit të opinionit publik.
Historia tregon se shumë liderë botërorë kanë rënë në mënyrë të njëjtë siç janë ngritur.
Sulmi i sotëm kundër ish-presidentëve është shenjë e dukshme e rënies së saj!