Ferat Shala dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar takimet me qytetarë nëpër fshatrat e Drenicës.
“Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë, atëherë edhe Kosova është e fortë”, ka shkruar Shala, në një postim në faqen e tij më Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.
Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.
Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë.
Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova është e fortë.