Këto dy ditët e fundit kemi parë një përplasje mes tifozëve te Kurtit e Thaçit se kush ka me shume merita per nje marrëveshje (ne mesin e shume marreveshjeve) te cilen Thaçi e ka nenshkruar e Kurti e imponoi respektimin e saj nga ana e Serbise.
Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
E para: Nuk ka nje marreveshje te re te nënshkruar; ka zotim te Vuçiqit (dhënë ndermjetesuesve Eskobar e Lajçak) se ai e respekton Marreveshjen per dokumente identifikimi te arritur ne 2011.
E ne anen tjeter ka nderrim qendrimi te Kryeministrit Kurti i cili dikur deklaronte se do i rishikojë te gjitha marreveshjet e arritura mes Kosoves e Serbise ne procesin e dialogut te Brukselit, dhe tash ai po i njeh ato dhe po kerkon zbatimin/respektimin e tyre edhe nga Serbia.
Kjo eshte nje e arritur e madhe per ndermjetesuesit e SHBA dhe BE, sepse palet kane rene dakord per zbatimin e marreveshjeve te arritura deri me tani.
Çka dmth kjo per Kosoven gjegjesisht kryeministrin Kurti? Ai sikurse edhe Vuçiqi duhet t’i zbatojne TE GJITHA marreveshjet e arritura deri me tani.
Nese refuzojne t’i zbatojne atëherë bartin përgjegjësinë e deshtimit të procesit. E kur perfshihen Amerikanët më nuk ka dështim! Kështu që, Për hajr Zajednica!