“Kur po vdesin nga 14-15 njerëz në ditë, nxirren tema populiste si konfiskimi i pasurisë”

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë, i cili sipas tij është i jashtëligjshëm dhe “temë populiste që i shkon për shtati Albin Kurtit”.

Kajtazi thotë se shteti ynë ka ligje të rregulluara mirë, por ka mungesë të zbatimit të tyre në praktikë.

Ai thotë se në këtë kohë kur po vdesin nga 14-15 njerëz nga COVID-19, Kurti zgjedh të merret më një temë të tillë.

“Vet fakti që e përmend Kurti që nuk keni çka të frikësoheni, kjo bën të frikësohet. Kurrkush nuk duhet me u frikësu prej ligjit, po prej pasigurisë juridike. Është përmendur raste në Britani të Madhe por ka siguri juridike. Ekziston rreziku, që me përdor këtë projektligj për të qëruar hesape politike. Ne si komunitet e patëm Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga moszbatimi”.

“Imponimi i kësaj teme kur vdesin nga 14-15 njerëz në ditë, nxirren tema populiste. Konfiskimi i pasurisë së jashtëligjshme, temë populiste që i shkon për shtati Albin Kurtit”, tha Kajtazi në RTV Dukagjini.

Të ngjashme